Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të shqyrtohen së paku 4 pika të rendit të ditës.
Ndër më të rëndësishmet do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimit i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për pezullimin e partisë politike “Republikanët e Kosovës”.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 22/2023
2. Rekomandimet nga ZRCKFSP
– Shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Republikanet e Kosoves
3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
– Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës për KQZ nga OSBE ODIHR në Punëtorinë Rajonale për Administrimin Zgjedhor, Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë;
– Ftesë nga International Republican Institute për pjesëmarrje në Open Government Partnership Annual Summit, Tallin, Estoni;
4. Këshilli për Personel
– Njoftim nga Grupi punues për draftimin e Rregulloreve të Brendshme të KQZ;
– Rekomandimet nga Sekretariati i KQZ;
5. Te ndryshme