0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Tërhiqet Edi Rama?! “Dialog me Bashën për GJITHCKA”!

Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e aleatit kryesor të tij në qeverisje Ilir Metës, për tu ulur në dialog urgjent me liderin e opozitës Lulzim Basha, e për t’i dhënë kështu fund krizës politike në Shqipëri, kur na ndajnë rreth dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017.

Në mbrëmje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i ka shprehur Bashës gatishmërinë për dialog. Por ajo që bie në sy, është një fjalë e kryeministrit: Dialog, dhe për GJITHCKA. Në fakt, kërkesa që opozita ka ngritur zërin prej kohësh dhe për të cilën ndodhet në protestë prej më shumë se 40 ditësh, është ajo për krijimin e një qeveri teknike. Rama më herët e ka shprehur se nuk e negocion këtë çështje, por në statusin e tij të fundit, a nënkupton fjala  “Gjithçka”, edhe dialogun për mundësinë e një qeverie teknike?!

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, – shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit Ilir Meta, kërkoi krijimin e një qeverie besimi, si garanci ndaj opozitës për tu bërë pjesë e procesit të zgjedhjeve. Kështu, Meta deklaroi se i jep PD-së mandatin e tij të kryeparlamentarit, ministrave të LSI-së dhe posteve të tjera politike, në mënyrë që opozita të fitojë garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img