Një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një shpërthimi në zonën e depozitimit të mbetjeve në kantieret e Tuzlës në Stamboll.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30 me orën lokale. Dy punëtorët u futën në rezervuarin e mbeturinave të anijes dhe gjatë punës, sipas raportimeve fillestare, ka ndodhur një shpërthim si pasojë e ngjeshjes së gazit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, ku kanë konstatuar se njëri prej punëtoreve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur lehtë.