3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Agim Bahtiri thotë se veriu kurrë s’ka qenë më i sigurt, përshëndet qëndrimin e Kurtit

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vlerësuar se veriu i Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i sigurtë sesa tani pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

Për shtrirjen e sovranitetit dhe respektimin e ligjeve të Kosovës në veri, Bahtiri meritat ia adresoi kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së tij.

“Tani është koha që të veprohet, sepse janë pjekur të gjitha kushtet që të mbahen zgjedhjet. Ata që i kanë organizuar dhunën, tubimet e presionet ndaj qytetarëve të veriut, sot nuk janë. Sot është i pranishëm pushteti lokal e qendror për të mbajtur rendinë e qetësinë.”, u shpreh Bahtiri në Info10.

E, ndërmjetësuesit evropian të BE-së, Bahtiri i ka quajtur të njëanshëm teksa shtoi se detyrë e tyre është lehtësimi i dialogut mes dy shteteve, e jo favorizimi.

“Qëndrueshmëria e Kurtit për mos me lëshu pe në drejtësi e mos me shkel Kushtetutën, është për tu përshëndetur.”, tha tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img