Ish-Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
Ai ka thënë se për dy vite e gjysmë nuk është sjellë asnjë trup nga Serbia, ndërsa që në fund të vitit 2020 ai thotë se janë sjellë mbi 5 trupa.
“E them në cilësinë e qytetarit dhe familjarit që pres të gjenden edhe familjarë të mi, nuk kam kriter tjetër të matjes së angazhimeve pos ati sa njerëz janë gjetur. Në fund të vitit 2020 për më pak se 5- 6 muaj janë sjellë nga Kizhevaku dhe varrezat kolektive në seri 9 ose 10 trupa.. është rezultat një pune të vazhdueshme. Fatkeqësia është se janë bë më shumë se 2 vjet e gjysmë një trup i vetëm prej Serbie nuk është sjellë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.