Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Xhevë Lladrovci”.
Nuk raportohet për të lënduar, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.
“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, ka deklaruar Ahmeti.