-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Luftëtari” kuqezi me zemër të madhe, 10 vite si shqiponjë për Amir Abrashin

Ishte 14 gushti i vitit 2013 kur fanellën e kombëtares kuqezi e vishte për herë të parë Amir Abrashi.

Një futbollist me shtat të shkurtër, por me një zemër të madhe në fushën e blertë.

Djaloshi i lindur në Zvicër, ishte pjesë e Grasshoppers.

Njësoj si tani, ekip ku mban shiritin e kapitenit. Nga ai debutim i shoqëruar me fitoren 2-0 në miqësoren ndaj Armenisë, kanë kaluar 10 vjet.

Dhe mesfushori gjakovar numëron 50 ndeshje me ngjyrat kuqezi mbi supe dhe në zemër. 33-vjeçari vazhdon të vrapojë pafund dhe të jetë pjesë e kombëtares së shqiptarëve..

Në mes është Euro 2016, me Abrashin që dha kontributin e tij të madh në realizimin e ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Europian.

Dhe zhvillimin e ndeshjeve pozitive në fazën e grupeve, shkruan SuperSport.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, FSHF ka kujtuar 10-vjetorin e debutimit me Shqipërinë të “luftëtarit” të palodhur dhe fjalëpakut Amir, i cili preferon të flasë më shumë në fushë përballë kundërshtarëve.

Prej vitesh është një prej lojtarëve më të dashur për tifozët.

Pasi ai kthehet vetë në një tifoz të zjarrtë kur vesh fanellën e bukur kuqezi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img