Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, se disa të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Rasti ka ndodhur gjatë mesnatës së dielës në fshatin Makoc të Prishtinës, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy predha të kalibrit të panjohur. Rasti mbetet nën hetime.