-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tre u dërguan në Kirurgji Torakale e një ende në emergjencë, gjendja e tre të lënduarve nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për Express se dy prej të lënduarve janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ndërsa një është ende në Emergjencë.

Syla tha se gjendja e tij është më e rënduar.

“Mosha e tij është rreth 20 vjeç”, tha Syla.

Ndërkaq, për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img