1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Speciale vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së

Nga sot, më 14 gusht, pas pushimit veror pritet të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Sipas kalendarit, për katër ditë rresht të kësaj jave pritet të mbahen seancat dhe dy javë të tjera të këtij muaji, raporton RTKlive.

Në në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët”, deri tani kanë dëshmuar 15 dëshmitarë.

Kurse numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është ende 140.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Ndryshe gjatë muajit gusht janë paraparë të mbahen shtatë seanca në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët”, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img