0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg kërkon nga Gjermania të investojë më shumë në ushtri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi të martën nga Gjermania të investojë më shumë në mbrojtje, duke prekur kështu temat e ndjeshme të politikës gjermane , e cila po ashtu ka sjellë deri te përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA-të.

“Për mua është me rëndësi vendimtare që SHBA dhe Gjermania të pajtohen se duhet të investojnë më shumë në sigurinë tonë”, theksoi ish-kryeministri norvegjez në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”.

Shefat e vendeve anëtare të Aleancës janë pajtuar më 2014 rreth shtimit të investimeve në ushtri prej dy për qind të bruto prodhimit vendor, por presidenti amerikan Donald Trump u ankua se aleatët e SHBA-ve nuk po paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen amerikane.

“Kur bëhet fjalë për shtimin e buxhetit ushtarak, këtu nuk bëhet fjalë që të kënaqen SHBA-të. Këtu bëhet fjalë  për sigurinë evropiane. Evropa është më afër krizave se sa SHBA, është më afër Rusisë, Sirisë dhe Irakut”, tha Stoltenberg.

Vetëm pesë shtete- SHBA, Britania, Greqia, Polonia dhe Estonia aktualisht përmbushin ndarjen e dy për qind të bruto prodhimit vendor për ushtrinë, derisa Gjermania investon vetëm 1,2 për qind në ushtri.

Trump ka theksuar se Gjermania i ka borxhe të mëdha SHBA-ve dhe NATO-s për mbrojtjen amerikane, transmeton agjencia AFP.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img