-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në shtator vijon mësimi, SBASHK: Kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë grevë

Sindikata e Bashkuara e Arsimit gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se më 1 shtator nuk do të ketë greve.

Sipas tyre ky është një lajm i keq për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministren e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Më tutje në reagim thuhet se Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva.

Deklarata e Plotë e SBASHK-ut:


Disa kanë pritur greva, por a po shihni çfarë po ndodh o njerëz ?

Më pyetën natyrshëm disa medie se a do të ketë greva në fillim të këtij viti shkollor dhe unë e thash, si gjithmonë , të vërtetën se për veprime sindikale vendos anëtarësia dhe unë duke u bazuar në besimin që kam te shumica e anëtarësisë do t’i lus që të fillojmë vitin shkollor sepse dialogu bëhet me njerëz që dinë detyrën e obligimin e tyre , e kur mungon dialogu mund të bësh protesta e greva ndaj një qeverie që është në nivel të detyrës.

Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura , po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale.

Madje, do të harroheshin edhe deklaratat e një mërgimtari që në vitet 90-ta nuk ishte në flakë e grushte këtu dhe tani kërkon ë të ribotohet libri i shenjtë e të hiqet emri i pejgamberit të fundit e të zëvendësohet me emrin e mbiemrin e Albin Kurtit, këtij që kurrë asgjë nuk bëri mirë për arsimin, lirinë e për atdheun e njerëzit në këtë nënqiell.

Një tjetër qytetar u mundua të zëvendësoj Zhujë Selamin në këngën e tij që këndohet nëpër dekada me Albinin. Këto deklarime nga dy a tre mërgimtar dhe thirrjet në Parlament , po nga disa mërgimtarë “Albin, Albin” e trimëruan Albinin, i cili pastaj, si pejgamber, deklaroi se Tetova e Prizreni në qiell kanë qenë bashkë, por tokë u ndanë. Hoxhallarët nuk thirren protesta kundër këtij deklarimi dhe po ua lë në fytyrën e tyre. Gazetar Vullnet dhe gjithë ju gazetarët bashkë me sindikatat e do të tjerë bëhuni gati se po kritikoni , jo njeriun thjeshtë ,po individin që po zëvendëson pejgamberin dhe Zhujë Selmanin . Kujdes.

Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore Ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim.

Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të tij. Po presim që hoxhallarët e priftërinjtë t’ia heqin me hajmali frikën se sindikatat me opozitën e mediet po punojnë për të hequr nga kolltuku .Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve . Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img