9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina Parking për një ditë inkason 11 mijë euro

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” për një ditë po arrijnë që t’i grumbullojë 11 mijë euro, përderisa deri në fund të viti synon që të inkasojë 3 milionë, bëri të ditur kryeshefi Sokol Havolli.

Havolli tha për Ekonomia Online se inkasimet që bëhen nga qytetarët që e shfrytëzojnë parkingjet që menaxhohen nga kjo ndërmarrje do të kthehen si investim brenda lagjeve rezidenciale.

Ai shtoi se në fillim të mandatit të tij të hyrat ditore kanë qenë rreth 7 mijë euro, mirëpo sipas tij, pas nivelit të përmirësimit të kushteve shuma e të hyrave ditore kap shifrën e 11 mijë eurove.

Po tash shifrat natyrisht se i kemi në bazë të segmenteve të caktuara, mund ta them që të hyrat ditore në fillim të mandatit tim kanë qenë diku rreth 7 mijë euro, ndërsa tani më kemi arritur në një nivel tejet të përmirësuar të inkasimin ku arrijmë shumën ditore që e kalon vlerën prej 11 mijë euro. Sigurisht sezoni e verës ka aktivitet më të madh sidomos në zonat komerciale, mirëpo në baza ditore rreth 11 mijë euro”, tha ai.

Havolli theksoi se në sezonin e verës aktiviteti është më i madh sidomos në zonat komerciale dhe se ty hyrat mund të jenë më të mëdha.

Planifikimi për këtë vit është që të arrijmë në një buxhet mbi 3 milionë euro të të hyrave. Fillimisht e kemi pasur një planë pak më ambicioz, mirëpo për shkak që rregullorja e re ende nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk e ka zgjatur orarin e punës ashtu siç e kemi kërkuar nuk kemi mundur mos ta realizojmë projeksionin”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img