Policia e Kosovës, njofton se për pesë ditë, nëpërmjet operacionit ‘Goditja’ ka arrestuar 72 persona, si dhe ka konfiskuar 34 armë.
Ky urdhër operativ, sipas PK-së, vazhdon të ketë fokus zonat urbane dhe po zbatohet në mbarë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:
● Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
• Janë kontrolluar 12038 vetura,
• Janë kontrolluar 229 lokale,
• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
• Janë konfiskuar 34 armë.
“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, vijon njoftimi.
Policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.