Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetas polak në Aeroportin e Prishtinës, dje rreth orës 14.
Sipas raportit të PK-së, i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje.
Rasti “sulm ndaj personit zyrtar” është në procedurë hetimore./Indeksonline/