Një person nga fshati Josonovik i Zveçanit ka raportuar dje në polici se kur kishte shkuar në pushimoren e tij e ka vërejtur se persona të panjohur me forcë kishin hyrë aty.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se hajnat kishin vjedhur mjete të punës në vlerë rreth 500 euro.
Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.