3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

​Një litër naftë arrin deri 1.50 euro, vendimi i MINT-it “nuk ia lë shenjë” uljes së çmimeve

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur këto ditë në vendin tonë. Sot (e shtunë) në tregun e Kosovës një litër naftë ka arrit deri 1.50 euro.

Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk po ia lë shenj uljes së çmimeve, raporton KosovaPress.

Një javë më parë një litër naftë në vendin tonë ka kushtuar deri 1.43 euro për një litër naftë dhe një litër benzinë 1.46 euro. Kështu që sot çmimi naftës në Kosovë është më i shtrenjtë se ai i benzinës dhe 7 centë më i lartë se ditë më parë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar për KosovaPress se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.

“Sot, çmimet ne tregun kosovar përafërsisht sillen: dizelli 1.42 cent deri në 1.50 euro dhe benzina 1.42 deri 1.48 euro”, thekson Berjeni për KosovaPress.

Berjani theksoi se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës po respektohet nga naftëtarët.

“Çmimi për standardin tonë është i lartë, çmim real kishte me qenë 1 euro për litër, por kjo nuk varet nga ne pasi që çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”, tha ai.

Berjani bëri edhe një krahasim të çmimeve të derivateve me Shqipërinë. Ai tha se çmimet sot (e shtunë) në Shqipëri janë: dizelli 1.85 euro për litër, dhe benzina 2.20 euro për litër.

Derisa ai ngriti shqetësimin e tij se Kosova është shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img