9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rohde del me sqarim: Avokatët kosovarë mund të praktikojnë ligjin gjerman vetëm me diplomë përkatëse

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, para dy ditëve dha lajmin se avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike. Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Ajeti.

Këtë lajm e cilësoi si zhvillim pozitiv edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde,

“Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit ndërkufitar Gjermani-Kosovë. Një hap i rëndësishëm përpara!”, pati shkruar Rohde.

Por, sot ai e sqaroi këtë postim, duke treguar se si mund ta ushtrojë profesionin e tyre avokatët kosovarë në Gjermani.

“Sqarim i postimit tim të mëposhtëm: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtë programit të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img