3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hakerat vjedhin Facebook-un e Bashkisë, postojnë foto dhe video me pullë të kuqe

Profili institucional në Facebook i Bashkisë së Bacoli-t, një lokalitet i njohur bregdetar në periferi të Napolit, ka përfunduar në duart e hakerave. Në faqen sociale vërshuan postime me foto dhe video të nxehta me vajza me origjinë aziatike, gjë që shkaktoi shumë komente të përdoruesve. Kryebashkiaku i rajonit Giosi Gerardo reagoi ashpër dhe u bëri thirrje përdoruesve që të mos klikojnë në to, pasi mund të transmetojnë viruse.

“Është e patolerueshme, teknikët po punojnë për të rikthyer normalitetin. Qëllimi është që problemi të zgjidhet sa më shpejt. Mos klikoni mbi ato postime, mund t’ju transmetojnë viruse në kompjuterët, celularët dhe tabletët tuaj. Kam raportuar prej ditësh për sulmet sociale që nuk janë më kundër meje, kundër kryetarit, kundër administratës. Por në mënyrë të pabesueshme ndaj institucionit bashkiak. Kundër qytetit, kundër Bashkisë, kundër Bacoli-t. Një opozitë e vendit. Është e patolerueshme, e padurueshme. Gjithsesi ne përgjigjemi gjithmonë njësoj. Me punë, duke bërë detyrën. Dhe me buzëqeshje. Do të raportojmë ngjarjen e rëndë në polici. Së bashku askush nuk do të na ndalojë”, theksoi ai.

Nuk vonuan edhe komentet sarkastike të përdoruesve pas postimeve “të nxehta” në profilin e Bashkisë. Dikush shkruan: “Unë nuk e kam njohur më parë Bashkinë e Bacoli-t, por tani do të vij patjetër atje me pushime”. Ndërsa një tjetër komenton: “Më pëlqen ky proces i ndërkombëtarizimit të Bacolit… Bravo kryetar!”. “Bom i turistëve japonezë në Bacoli. Ndihma për të moshuarit është e rëndësishme. Bravo Bashkisë!”, shton një tjetër./Albeu.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img