2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

​Vrapohet Prishtinës, bëhet thirrje për kontrolle periodike për të parandaluar kancerin e gjirit

Aktivistë të klubit sportiv “Gërmia 555”, së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorin për Shëndetësi, Izet Sadiku vrapuan në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për kontrolle për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se tashmë janë të gjitha kushtet që i mundësojnë qytetarëve që të mos presin në radhë dhe të realizojnë kontrollet për të parandaluar dhe kuruar në kohë kancerin e gjirit.

Tutje, i pari i Prishtinës, Përparim Rama potencoi se ka vend për përmirësim, sa i përket mundësive që ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e kësaj sëmundje, duke theksuar se teknologjia dhe shëndetësia investojnë vazhdimisht në këtë aspekt.

Po ashtu, edhe drejtori për Shëndetësi i Prishtinës, Izet Sadiku u bëri thirrje të gjitha grave që të bëjnë kontrollet për sëmundjen e kancerit e gjirit sepse sipas tij numri i grave që kryejnë mamografinë nuk është i mjaftueshëm.

Ndërkaq, edhe organizatorja e klubit sportiv “Gërmia 555”, Ardita Rapunca u shpreh se qëllimi i kësaj fushate është që jo vetëm më 1 tetor të bëhen aktivitete për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ditë më parë, Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës mbajti një ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit edhe në Xhaminë e Madhe në kryeqytet. /KosovaPress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img