Me qëllim të ofrimit së sigurisë në trafikun rrugor vazhdon kontrolli me vetura me pajisje inteligjente “SMART PATROL” në identifikimin e mjeteve të paregjistruara, mjeteve që tejkalojnë shpejtësisë e lejuar, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes si dhe identifikimin e kundërvajtje tjera.
Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar vetura me targa të vendosura të cilat i përkasin një veture tjetër, ku përveç shqiptimit të gjobës (500 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku.