Është vetëvrarë Nermin Sulejmanoviq, i cili sot në Gradaçac të Bosnjës ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij dhe të paktën dy persona të tjerë dhe ka plagosur tre të tjerë.
Sulejmanoviq ka filmuar dhe publikuar aktin monstruoz në rrjetin social Instagram. Pas kësaj ai ka ikur me vrap, pas së cilës policia ka nisur ta ndjekë, raporton N1info, transmeton Klan Kosova.
Sipas Prokurorisë së Bosnjës, Sulejmanoviq ka vrarë me pistoletë ish-bashkëshorten dhe dy burra, baba dhe djalë. Më pas ai plagosi një polic, pastaj një burrë dhe një grua në vende të ndryshme në Gradaçac.
Derisa po vazhdonin kërkimet e gjera për Nermin Sulejmanoviqinin, ai ende në momente të caktuara raportonte drejtpërdrejt në rrjete sociale nga makina e tij.