9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rinis procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës ka njoftuar se ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar fton të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim, duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre.

“Komisioni Qeveritar ndër vite ka bërë të pamundurën që të mbështesë të mbijetuarat/it duke i trajtuar me dinjitetin më të lartë që meritojnë dhe presin nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

Tutje, për rikujtim Komisioni siguron konfidencialitet gjatë shqyrtimit dhe vendosjes për rastet që aplikojnë për njohjen e statusit viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

“Komisioni Qeveritar do të vazhdoj punën e tij në ngritjen e ndërgjegjësimit për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për praktikat e tij që tashmë janë njohur si shembull pozitiv ndërkombëtarisht”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img