5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon protesta “Kundër DokuFest, pro familjes”

Sot është mbajtur marshi protestues në qytetin e Prizrenit “Kundër DokuFest, pro familjes”.

Në këtë marsh mbajti fjalim imami Besim Berisha, i cili e ka organizuar protestën.

“Si qytetarë të Prizrenit deklarojmë se performanca që është shfaqur nuk përkon assesi me traditën dhe kulturën tonë”, tha Berisha.

“Edhe nëse organizatorët, ahengjet e netëve të vona me dehje alkoolike e pirje narokite të të rinjëve i quajnë argëtim kurse performancat erotike i quajnë kulturë ato nuk janë asgjë tjetër vetëm se degjenerim”, ka thënë Bajrami.

“Ne kemi shqetësime prindërore pasi  jemi prindër  dhe fëmijët tonë rrezikohen të bien pre e organizimeve degjeneruese nga ato që i pamë dhe i përjetuam dhe potencialisht të tjerave që mund të vinë”.

Në këtë marsh morën pjesë shumë qytetarë që u shprehën kundër mbajtjes së festivalit të filmit.

Ky marsh u mbajt për arsye që në natën e parë të DokuFest është mbajtur një performancë nga disa artistë e cila u konsiderua si vulgare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img