-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e Bosnjës ngre aktakuzë kundër Millorad Dodikut

Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale “dështim për t’i zbatuar vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Lajmi u konfirmuar nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Herzegovinës (ZPBH) për Radion Evropa e Lirë (REL) më 11 gusht.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha të premten për REL-in se kishte marrë kërkesë për konfirmimin e aktakuzës kundër Dodikut dhe Lukiqit nga ZPHB-ja.

Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit e formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Sërpska, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë Schmidt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img