Dy të rinj kanë rrahur një tjetër të ri. Sipas mediave që kanë publikuar videon e rrahjes, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Siç shihet nga videoja, i riu u rrah në një hapësirë të ngushtë në kryeqytet, ku nuk kishte njerëz të tjerë përreth.
Ky është edhe një rast tjetër i krimeve, që janë shtuar së fundmi në vend. Në opinionin publik janë rritur shqetësimet nga rastet e shpeshta të dhunës, të cilat në disa herë, vetëm këtë javë, kanë përfunduar me vrasje e plagosje.