Në Kaçanik po shënohet Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 ‘’Agim Bajrami’’ të UÇK-së, me ç’rast po zhvillohen një mori aktivitetesh.
Kjo ngjarje po zhvillohet nën përkujdesjën e kryetarit te komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në këtë qytet.
Kjo është agjenda e paraparë:
Ora 17:00- Vizitë monumentit të Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë, më pas me homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve dhe homazhe pranë shtatoreve të Komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi si dhe busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.
Ora 18:00 Akademi përkujtimore, tek shtëpia e Kulturës ‘’Xheladin Kurtaj’’
Ora 19:30 Aktivitet sportiv “ Street Ball” ,te parku i qytetit.
Ora 21:00 Ndezja e fenerëve pranë varreve të dëshmorëve
Vendi: Kompleksi Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.