Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se gjatë muajit korrik ka shtëmë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Makresh të Novobërdës.
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellës të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1994, mashkull, kosovar shqiptar).
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, një (1) armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë (15) copë gëzhoja të shkrepura. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”, thuhet në komunikatën e Policisë.