9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja dhe plagosja e trefishtë në Skënderaj, të dyshuarit që hynë të maskuar në kafiteri ndodhen në arrati

Vendi sërish u trondit nga një tjetër vrasje, në orët e hershme të ditës së sotme në Runik të Skënderajt. Në vendngjarje mbetën të plagosur edhe tre persona. Por dy të dyshuarit, që sipas policisë hynë të maskuar në kafiteri për të kryer krimin ndodhen në arrati.

Policia ka konfirmuar se të shtënat me armë zajrri ndodhën rreth orës 01:21 në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, konfirmoi policia.

Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja plumbash, teksa të dyshuarit kanë hyrë të maskuar në kafiteri.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, informon policia.

“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i  cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i  pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img