1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndalimi i mallrave serbe, Ambasada Amerikane kundërshton Qeverinë, kujton çfarë i kishte thënë Blinken Kurtit

Serbët janë ankuar se ka dy muaj që Qeveria e Kosovës e ka ndaluar futjen e mallrave serbe në vend. Në lidhje me këtë, portali serb në Kosovë, “Kosovo Online” e ka pyetur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikën në Kosovë.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane i ka thënë këtij portali se meqë Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, duhet të ndërmarrin veprime “që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përtej kufijve të saj, jo veprime që e pengojnë atë”.

“Siç thamë edhe më herët, ne mbështesim iniciativat që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, duke forcuar sundimin e ligjit në të gjithë rajonin. Pasi që Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, të dyja vendet duhet të ndërmarrin veprime që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përmes kufirit të tyre dhe jo veprimet që e pengojnë atë”, ka thënë një zëdhënëses i Ambasadës.

Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 26 qershor, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe të kthehen menjëherë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian.

“Siç kemi thënë prej disa kohësh dhe siç ka thënë Sekretari Blinken pas bisedës me Kryeministrin Kurti më 26 qershor, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i de-përshkallëzojnë tensionet, t’i shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe menjëherë t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Presim që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre nga Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Në dyqanet në veri të Kosovës është vënë re mungesa e produkteve serbe, si pasojë e vendimit të Qeverisë më 14 qershor për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia. Ky vendim u pasua me kidnapimin, siç kishte thënë Qeveria, të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti pati thënë se ky vendim për të cilin nuk pati njoftim zyrtar, ishte marrë për arsye sigurie dhe jo ekonomike. Nuk dihet se sa do të qëndrojë në fuqi ky vendim.

arrestimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, për të cilët autoritetet në Prishtinë thanë se u “rrëmbyen”. Siç ishte paralajmëruar, një vendim i tillë është marrë për arsye sigurie dhe jo ekonomike dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img