-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia kërcënon Kosovën me pasoja në fushën e telekomunikacionit

Serbia e ka kërcënuar Kosovën me pasoja pas heqjes së licencës së kompanisë MTS – kompania simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia”, e themeluar më 2015 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit që Kosova e Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se me këtë veprim po shkelen të drejtat e një biznesi dhe të serbëve.

Ai ka thënë se kompania MTS ka mekanizma ligjorë në dispozicion për ta rrëzuar vendimin e ARBK-së, por “Prishtina mund të pësojë pasoja të rënda në fushën e telekomunikacionit për shkak të veprimeve të njëanshme”.

Ndërkaq, ka fajësuar Qeverinë e kryeministrin Albin Kurti se ka bërë hapin e parë drejt përshkallëzimit të situatës mes të dyja shteteve dhe se për këtë shkak, “përgjegjësia për të gjitha pasojat që mund të ndodhin nga demonstrime të tilla të forcës do të bien vetëm mbi të”.

“Për veprimin e fundit të arbitraritetit të Albin Kurtit dhe ndjekësve të tij, dhe qëndrimet tona për këtë, ditën e parë kemi njoftuar të gjithë akterët relevantë, përfshirë ndërmjetësit e BE-së në dialog dhe vendet e QUINT-it, duke kërkuar reagim urgjent…”, ka thënë Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img