4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rektori i UP-së shpreh ngushellime për vdekjen e profesor Zenel Kelmendit

Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-rektorit të parë të Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendit.

“Me pikëllim e pranuam lajmin se ka ndërruar jetë ish-rektori, profesor Zenel Kelmendi, i cili dha një kontribut të çmueshëm për mirëfunksionimin e Universitetit të Prishtinës. Në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Përveç si rektor, profesor Kelmendi luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës që shërbeu si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, përgjatë viteve 1991-1996”, ka thënë Qerimi në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e ish-rektorit Kelmendi.

Ai, gjithashtu shtoi se, falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të profesorit Zenel Kelmendi, ai ka lënë pas vetes një krijimtari të gjerë shkencore dhe profesionale, e që vazhdon të jetë ndriçues dije për gjeneratat e reja në vazhdimësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img