-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari gjerman që vrau kosovarin në Gjermani

Një 30-vjeçar gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm pasi qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, i cili ishte i dashuri i ish-partneres së tij.

Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen në janar të këtij viti, raportojnë mediat në Gjermani.

Gjykata e Freiburgut vendosi të martën burgimin për jetë, duke thënë se gjermani qëlloi me armë në gjoks shqiptarin nga Kosova.

Krimi ndodhi në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg, ndërsa viktima ndërroi jetë në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.

Ndërkohë, avokati i gjermanit ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.

30-vjeçari dëgjoi dënimin në heshtje, ndërsa kryetari i trupit gjykues lexoi arsyetimin, ai u shtri përtokë dhe po qante.

I akuzuari kishte shkuar me makinë në banesën e ish-partneres së tij. Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare. Papritur ai ka nxjerrë një revole dhe qëlloi në kraharor partnerin e ish-bashkëshortes së tij.

Pas operacionit të gjerë të policisë në vendin e krimit, ka pasur kritika nga banorët. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur tek i plagosuri gati gjysmë ore pas policisë. Kryqi i Kuq dhe policia i kanë mohuar akuzat.

Viktima ka ndërruar jetë pak më pas në spital. Burri u varros disa ditë më vonë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img