9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Asnjë shtetas kosovar i kërkuar nga FBI nuk gjendet në Kosovë

Asnjë shtetas i Kosovës që është i kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur me shkurtesën FBI, nuk gjendet brenda territorit të vendit.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike për Tëvë1.

“Personat e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar vendosen në sistemin e Interpolit. Aktualisht nuk ka informacione të shkëmbyera që shtetas kosovar që janë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga SHBA-FBI gjenden në territorin e RKS-së”, kanë thënë nga Policia për Tëvë1.

Në anën tjetër, sipas policisë kosovare aktualisht janë 235 persona ndaj të cilëve autoritetet e shtetit të Kosovës kanë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare.

“Numri i personave në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar (red notice në sistemin e Interpolit) nga autoritetet kompetente të Kosovës është 235 persona. Bëhet fjalë për 235 urdhër arreste ndërkombëtare (red notice) të lëshuar nga autoritetet kompetente kosovare, ku nga ky numër ka persona me shtetësi kosovare por dhe persona me shtetësi tjera”, thuhet nga Policia.

Këtë situatë e komentuar njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Ai thekson nevojën për një ri-strukturim në mënyrë që qytetarët në vend të kenë siguri dhe rend.

“Por, a është shqetësuese siguria publike në dy vitet e fundit, unë mendoj që është shqetësuese dhe është në fazën më kaotike të mundshme. Ne duhet të kemi një ri-organizim, ri-modulim dhe ri-përcaktim të kornizave se si duhet t’i qasemi kërkesës për t’i garantuar rend dhe siguri çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë Shala.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, aktualisht figurojnë dhjetëra persona që brenda këtij viti janë shpallur në kërkim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img