12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

FBI qëlloi për vdekje një burrë në Utah që dyshohet se kërcënoi Bidenin dhe të tjerë

FBI-ja vrau një burrë të mërkurën ndërsa po ekzekutonte një urdhër kërkimi në Provo, Utah, thanë zyrtarët federalë.

I dyshuari u identifikua në dokumentet e akuzës si Craig Deleeuw Robertson. Ai kërcënonte politikanë dhe figura publike, duke përfshirë edhe Presidentin Joe Biden dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, thuhet në dokumentet e siguruara nga NBC News.

Robertson e kishte kërcënuar Bregg duke i thënë se do ta priste në një garazh parkimi duke e lidhur atë me filantropistin George Soros, thuhej në dokumentet e akuzës.

“Incidenti nisi kur agjentët specialë u përpoqën të jepnin urdhër arrest të dyshuarit në një banesë. Subjekti është i vdekur”, tha FBI.

Incidenti është nën shqyrtim nga Divizioni i Inspektimit të FBI-së. Agjentët nuk u lënduan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img