3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

​U diskutua drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve të komunave verore ka mbajtur sot takimin e parë.

Kryesuesi i këtij grupi, Besim Myrtezani, tha për KP, se në këtë takim është diskutuar drafti fillestar.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën derisa shtoi se udhëzimi administrativ në tërësi do të jetë gati me 1 shtator.

Përmbyllja e tij i hap rrugë hapave për peticionin për largimin e kryetarëve që kërkon nënshkrimin e 20% të votuesve në komunë.

Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile.

Një javë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img