-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Porosia e fundit e Stiv Xhobs: Ndjekja pa pushim e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur

Stiv Xhobs u bë një ndër më të pasurit në të gjithë botën. Dhe, për ta arritur këtë, ai sakrifikoi gjithçka derisa në ditët e fundit të vdekjes përcolli një mesazh të jashtëzakonshëm. Ja çfarë shkroi ai në pragun mes jetës dhe vdekjes.

Letra e plotë:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar. Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e Zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë. Ndjekja non-stop e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka kufi. Shko ku të duash. Arrit lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – ‘Shtrati i vdekjes’…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – ‘Jeta’. Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme’. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img