13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

“Me të vra pak është”, vendimi i Gjykatës që dënoi mërgimtarin për kërcënimin ndaj Kajtazit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Alban Hazrollaj, i lindur në Ferizaj por me vendqëndrim në Francë, pasi i njëjti e ka kërcënuar me jetë në rrjete sociale gazetarin Vehbi Kajtazi.

Sipas vendimit të nxjerr nga Gjykata e Prishtinës më 1 gusht, Hazrollaj, 34-vjeç, e ka kërcënuar seriozisht Kajtazin duke shkruar dhe komentuar në rrjetet sociale me fjalët “Ti është mirë me vesh ni fustan të shkurt e me shku me punu nëpër kafe të muzikës sa han m.. aty more pis meta q.. nënën met vra ngoj pak është”.

Kësisoj, Gjykata ka konstatuar se Hazrollaj nga Ferizaj ka kryer veprën penale “kanosja”, raporton Paparaci.

Andaj, Gjykata e ka dënuar të njëjtin me gjobë prej 700 euro. Këtë gjobë, ai obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita kur aktgjykimi e merr formën e prerë.

Nëse nuk e bën një gjë të tillë për arsye të ndryshme, Hazrollajt dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet në dënim me burgim “në atë mënyrë që për çdo 20 euro do t’i caktohet një ditë burgim”.

“I dëmtuari Vehbi Kajtazi për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Ndryshe, në arsyetimin e vendimit të Gjykatës thuhet se Prokuroria e Prishtinës më 25 janar të 2022-s kishte paraqitur aktakuzën ndaj të akuzuarve Brahim Hajvazi, Kadri Raçi, Afrim Gashi dhe Alban Hazrollaj, për secilin veç e veç, të dyshuar për kanosje.

E më 29 gusht të po atij viti, Gjykata e Prishtinës nxori aktvendim ku veçoi procedurën penale ndaj të akuzuarit Hazrollaj, dhe për të njëjtin kishte lëshuar urdhë-rarrest për sjellje me fortë të të njëjtit.

Gjithashtu, Hazrollaj e kishte pranuar fajësinë para prokurorit të Shtetit, Eset Rama, shkruan Paparaci.

Krejt në fund, Gjykata vendosi që i akuzuari Hazrollaj të shpallet fajtor për veprën penale “Kanosja”.

Gazetari Kajtazi teksa sot tregoi për vendimin e Gjykatës ndaj të pandehurit, ka përmendur pesë rastet e dënimeve të mërgimtarëve për raste të kanosjeve.

“Çka po du me thane me ketë është se diasporën jemi tu e shkatërru. Me saktësisht është tu e shkatërru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo është fatkeqësi për neve, për ta, për vendin”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img