7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Sektori i IT-së do të ketë vend qenësor në “Rrugën e Re”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompaninë “Hallakate” në Prishtinë, me pronar Valon Canhasi.

Abdixhiku tha se bashkë me Canhasin dhe ekipin e tij kanë folur për tri nisma: njohjen e trajnimeve të fuqisë punëtore si investime; dhe mbrojtjen e këtyre investimeve me ligj specifik; krijimin e legjislacionit të ri për ‘angel investors’, me qëllim të financimeve të start-ups nga bizneset aktuale; transformin e plotë drejt ekonomisë digjitale, me synim ofrimin e të gjitha shërbimeve në mënyrë elektronike.

Abdixhku ka shkruar se “duan ta kuptojmë sa më mirë sektorin e teknologjisë informative. Sepse besojmë në potencialet tona, sepse besojmë në kreativitetin e rinisë sonë”.

Postimi i plotë:

Vizituam Valon Canhasi dhe ekipin e tij të talentuar në ‘Hallakate’ në Prishtinë ????‍????????‍????. Përkushtimi i tyre në fushën e teknologjisë e digjitalizimit ishin arsyeja kryesore prapa kurreshtjes sonë.

Të themeluar në vitin 2011, me gjithë angazhimin vetanak, ata sot janë shndërruar në njërën nga adresat kryesore të leximit të të dhënave e ofrimit të zgjidhjeve kreative digjitale ????. Pamë nga afër dhe përdorimin e intelegjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve që përkojnë me vet kohën. Produktet si ‘3GO’, e ‘HaPiTe’, janë disa nga adresat më kualitative të diskutimit publik që ndodhë sot në Kosovë. I lumtur për ta. Gjithçka e arrirë me plot mund e përkushtim.

I njoftuam dhe për planet tona. Për ëndrrën tonë që ka Kosovën brenda #techëorld. Folëm, në veçanti, për tre nisma që duhet t’i kemi parasysh:

???? Njohjen e trajnimeve të fuqisë punëtore si investime; dhe mbrojtjen e këtyre investimeve me ligj specifik.

???? Krijimin e legjislacionit të ri për ‘angel investors’, me qëllim të financimeve të start-ups nga bizneset aktuale.

???? Transformin e plotë drejt ekonomisë digjitale, me synim ofrimin e të gjitha shërbimeve në mënyrë elektronike.

Si pjesë e angazhimit të ‘Rrugës së Re’, duam të kuptojmë sa më mirë sektorin e teknologjisë informative. Sepse besojmë në potencialet tona, sepse besojmë në kreativitetin e rinisë sonë. Prandaj në tetor, në Konventen e madhe të ‘Rrugës së Re’, do t’i japim vend qenësor këtij sektori.

E ardhmja është digjitale.

Dhe ne duam të flasim për të ardhmen. Duam ta përballim retorikën përplasëse e ndarëse me zgjidhje konkrete që bëjnë këtë vend ????????.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img