-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Filloi seminari për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të “Seminarit të  XII  Mbarëkombëtarë  për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë”.
Ky seminar që tashmë  është tradicional, dhe që organizohet në bashkëpunim Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë , ka për qëllim këmbimin e përvojave më të mira të mësimdhënies ku zhvillohet mësimi plotësues në diasporë.
Temë bosht e seminarit është kurrikula e unifikuar  pr mësimin plotësues  dasporë dhe aftësimi profesional i mësimdhënësve , ndërsa do të shtejllohen dhe shumë çështje tjera me rëndësi .
Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në diasporë  për punën që ata bëjnë në ofrimin e njohurive për gjuhën , historinë dhe kulturën kombëtare fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë .
” Përmes këtij seminari  ne jo vetëm po këmbejmë përvojat nga praktikat më të mira të mësimdhënies por njëherësh po unifikojmë mësimin shqip në diasporë dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën që bëni për të mbajt gjallë mësimin shqip kudo që jetoni dhe punoni. Jemi të angazhuar që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë , të ndërtojmë një politikë kombëtare të integrimit , të  punojmë në që të kemi një kurrikulë të  unifikuar dhe standarde të mësimdhënies cilësore  të vlerave evropiane \”tha ministri Bajrami.
Ministri Bajrami, në vazhdim tha se MASHT , ka shpërndarë tekstet për fëmijët tanë,  por do të angazhohemi që të punojmë me mësimdhënësit  që së shpejti  të ofrojmë edhe mësimin online në platformë dixhtale unike.
Së bashku do  të angazhohemi që sa më shumë fëmijë të përfshihen në mësimin plotësues sepse aktualisht nuk mund të jemi të kënaqur sepse  dëshirojmë  që fëmijët tanë ti edukojmë në frymën e gjuhës e kulturës , traditës dhe të integrimeve kombëtare tha ministri Bajrami.
Ministri  Bajrami  theksoi rëndësinë e hartimit të kurrikulës (draftit)  së unifikuar  për mësimin plotësues në diasporë të hartuar nga ekspert të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë , ndërsa theksoi se ky seminar është një mundësi që ju mësimdhënës  të shtroni problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqoheni , të nxjerrin komlkluzionet të cilat ne si dy qeveri duhet ti realizojmë tha në fund ministri Bajrami.
Seminari do të zgjasë 4 ditë ndërsa në program janë shumë tema të rëndësishme si dhe vizita monumenteve kulturore të qytetit të bukur , Shkodrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img