2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

MPJD përmes Programit për Diplomaci Qytetare, angazhon profesionistët e rinj nga mërgata

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar Programi për Diplomaci Qytetare 2023-2025. Në konferencën e mbajtur për media, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se qëllimi kryesor i këtij Programi është që përforcojë lidhjen e mërgatës me institucionet e Republikës së Kosovës, duke ofruar mundësinë e angazhimit profesional në institucionet publike të vendit për një periudhë prej deri në dhjetë muaj.

Zëvendësministrja Gashi njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në vitin e parë të zbatimit të këtij Programi, ka ofruar këtë mundësi për 10 profesionistë të mërgatës sonë, ndërsa tani synon të zgjerojë ndikimin duke angazhuar edhe 25 profesionistë të rinj nëpërmjet thirrjes për gjeneratën e dytë të programit.

“Përmes angazhimit në Programin për Diplomaci Qytetare, ne synojmë që pjestarët e diasporës të kontribuojnë me dije, përvojë dhe ide që ndërlidhen me krijimin e politikave të reja në kuadër të punës që bëjmë ne si Qeveri e Republikës së Kosovës” tha zëvendësministrja Gashi.

Programi për Diplomaci Qytetare, pas aprovimit të sotëm në mbledhje të Qeverisë, pritet të zgjerohet edhe në ministritë e linjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img