Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar një projekt-udhëzimin administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.
Ky udhëzim, buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se për qëllim e ka të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve.
Në mbledhje u tha se rezultatet synohet të arrihen nëpërmjet krijimit të mekanizmave dhe të ndarjes së përgjethësive.
Ky vendim u mor pas ngjarjeve të fundit, në një lokal të Prishtinës ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 17 persona të tjerë.