-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në 6 vendvotime në Bujanoc nuk kishte asnjë votues

Pjesëmarrja më e vogël e daljes në zgjedhjet për president të Serbisë u regjistrua në Preshevë e Bujanoc.

Madje në komunën e Bujanocit në 6 vendvotime nuk kishte asnjë votues, transmeton lajmi.net

Koordinatori i zgjedhjeve për Bujanoc, Fadil Haliti ka thënë për ‘Beta’ se pjesëmarrja e votuesve në këtë qytet ishte tepër e vogël.

“Askush nuk ka votuar në një qendër votimi në Tërnoc të madh dhe në qendrat e votimit në fshatrat Muhovc, Glamour, Dobrosin dhe Konçul”, ka thënë Haliti.

Kurse në Preshevë dalja ka qenë vetëm 3.6% apo e kthyer në shifra, në këtë qytet kanë votuar vetëm 1405 votues.

Në 22 vendvotime në këtë qytet në kutitë ka pasur më pak se 10 vota.

“Pjesëmarrja ishte e ulët, më pak se 10 votat në kutit e votimit ishin ën fshatart Bukureva, Zuincë, Norco, Cerevajkë dhe Bukovac”, ka thënë Agim Imeri, koordinator për Preshevën.

Disa ditë para zgjedhjes zyrtarët politikë shqitparë bënë thirrje që këto zgjedhje të bojkotohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img