Dairo Antonio Usuga i njohur si “trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë” është dënuar me 45 vjet burgim në SHBA.
Ai është dënuar pasi kishte pranuar përgjegjësinë për veprat e tij.
Usuga është krahasuar me Pablo Escobarin nga presidenti kolumbian Ivan Duque i cili tha se “ ai nuk është vetëm trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë, por është vrasës i liderëve socialë, abuzues i djemve, vajzave dhe adoleshentëve, një vrasës i policëve”.
Ai ishte deklaruar fajtor në janar për akuzat e nivelit të lartë të trafikut të drogës, duke pranuar se mbikëqyrte kontrabandën e tonelave të kokainës në SHBA.