2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, flasin për raportet mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.

“Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre”, thuhet n╒ komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Për këtë përshëndetja ka shkruar edhe Kurti në Twitter, duke u shprehur për marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img