-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllen vendvotimet në Serbi

Vendvotimet në zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku të drejt vote kanë pasur 6.724.949 votues të regjistruar janë mbyllur në ora 20.00. Po ashtu edhe qendra e votimit në veri të Mitrovicës është mbyllur dhe gjithçka ka kaluar pa probleme.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq deklaroi të dielën se rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Serbi priten rreth orës 22.00, ndërsa raporti përfundimtar për parregullsi eventuale pritet pas mbylljes së vendvotimeve.

Dimitrijeviq tha se deri në ora 18.00, sipas të dhënave zyrtare kanë dalë 46,23 për qind e votuesve, ose në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 për rreth dy për qind më pak.

Ndërkaq, Misioni i OSBE-së ka vlerësuar “se nuk ekzistojnë kushte të sigurisë për votimin e votave në Kosovë”. Sipas udhëzimeve të mëhershme të OSBE-së, nëse nuk ka kushte për numërim të votave në Kosovë, atëherë ato do të transportohen në Vranjë dhe Rashë, njoftojnë mediat serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img