Xhemajl Ademaj, njohës i fushës së sigurisë, ka deklaruar se autoritetet duhet t’i identifikojnë lokalet të cilat janë me rrezikshmëri më të lartë për t’u frekuentuar.
“Duhet të identifikohen lokalet ku përdoret alkooli, diskotekat, të ketë frekuentime kontrolli, në hyrje të lokaleve të vendoset shenja ‘ndalohet hyrja me armë’”, është shprehur Ademaj në Info Magazine të Klan Kosova.
Ai më tej ka folur edhe për posedimin e armëve dhe konfiskimin e tyre.
“Brenda një viti në Kosovë konfiskohen 1,500 armë, apo 5 armë në ditë. Në anën tjetër kemi një fenomen të çuditshëm. Asnjë vrasje nuk ka ndodhur nga ta, nga ata që kanë qenë në trajnime. Vrasjet kanë ndodhur nga armëmbajtësit ilegal”.
Ademaj thekson se duhet të ashpërsohen masat në bazë të ligjit të armëve, për ata që mbajnë armë pa leje në posedim.