2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-inspektori i AKI-së: Alarmant trendi i vrasjeve, përgjegjësia shkon direkt te Qeveria

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani thotë se përgjegjësi ka edhe Qeveria e Kosovës për trendin alarmant të krimit në javët e fundit.

Ramadani tha në Frontal në T7 se Policia është larguar nga strategjitë e reduktimit të krimit dhe se kjo ka reflektuar në shtimin e rasteve të vrasjeve.

“Institucionet e Kosovës, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia duhet të rikthehen fuqishëm në zbatim të strategjisë së policimit të udhëhequr nga inteligjenca, edhe të policimit në komunitet, edhe të policit të lagjes”, tha Ramadani.

Ish-inspektori i AKI-së tha se “largimi prej strategjive operacionale të Policisë në sigurinë publike po u kushton qytetarëve edhe me jetë”.

“Përgjegjësia shkon direkt te Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ai.

“Policimi në komunitet, polici i lagjes dhe policimi i udhëhequr nga inteligjenca do ta reduktonin nivelin e krimet sepse trendi është serioz, trendi i krimit në sigurinë publike është alarmant në këto javët e fundit”, theksoi Ramadani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img