10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Në Mitrovicë shqiptarët u sulmuan nga serbët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur ndaj dy shqiptarëve, ku njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Zëvendës komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për lajmi.net se viktimat kanë deklaruar se sulmi ka qenë nga një grup serbësh.

“Ka qenë një sulm fizik. Dy shqiptarë kanë qenë në Mitrovicë të Veriut sipas arsyetimeve të tyre kanë dalur për të shëtitur dhe janë sulmuar nga persona të panjohur. Prej tyre njëri ka marrë lëndime të lehta trupore. Sipas viktimave grupi i personave që i kanë sulmuar kanë qenë serbë”, ka thënë Hoti për lajmi.net

Ai ka deklaruar se është njoftuar prokurori dhe rasti është iniciuar si sulm fizik dhe shkaktim i lëndimeve trupore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img