Alvaro Morata i ka hequr krejt dilemat sa i përket së ardhmes së tij.
Sulmuesi spanjoll e ka marrë vendimin final, që mendon se është më i miri për të duke vendosur të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.
Përkundër interesimit të disa skuadrave për shërbimet e tij, përfaqësuesi spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me Atleticon deri në qershor të vitit 2027, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Interi, Roma, Milani dhe klubet nga Arabia Saudite u interesuan për kartonin e ish-futbollistit të Real Madridit, Juventusit dhe Chelseat.
Por, futbollisti vendosi të qëndrojë në Madrid pasi bisedoi me drejtuesit e Atleticos dhe me trajnerin Diego Simeone.
Morata e kishte vazhduar kontratën deri në qershor 2026, ndërsa tash do ta shtojë edhe një vit me marrëveshjen e re.